SPORT, 27 Shtator 2017, 21:14

PSG turpëron Bajernin, Junaitid shkatërron Moskën. Juve ben detyrën (VIDEO)

Tetë ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve dhuruan rezultatet befasuese dhe gola të shumtë. Fitoren më të thellë në shtëpi e arriti Bazeli me Benfikën (5-0), ndërsa në transfertë Mançester Junaitd, 1-4 me CSKA-në e Moskës.

PSG-BAJERN MUNIH 3-0

Shënues: Dani Alvesh 2’, Kavani 31’, Nejmar 63'

Paris Sën Zhermeni shënoi një gol pas vetëm 100 sekondash me anë të Daniel Alveshit. Nejmar ndërmoi një sulm nga e djathta, eliminoi dy kundërshtarë bavarezë, krosoi në shtyllën e dytë për Daniel Alveshit që e rrëshqiti topin midis këmbëve të Ulreichit, për të siguruar një avantazh të shpejtë. Është Kavani ai që dyfishon kundër Bajernit të Munihut, me golin e tij në minutën e 31-të. Një Bajern i hallakatur në mbrojtje, i jep mundësinë Nejmarit të thjeshtë në portën bavareze në minutën e 63-të.

https://youtu.be/ify60_hFNNA

https://youtu.be/3B8uLWZ4l0Q

https://youtu.be/dX4J79whuio

 

BAZEL-BENFIKA  5-0

Shënues: Lang 2’ Oberlin 20’, Van Volfsvinkel 59’, Oberlin 69’, Riveros 70.

Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka është në lojë nga minuta e parë kundër portugezëve të Benikës. Një gol nga “tuneli” i Lang në minutën e 2-të dhe një tjetër nga Oberlin (20’) mbyllën pjesën e parë 2-0 në favor të ekipit zviceran. Avantazhi i trefishhtë nga Van Volfsvinkel 59’dhe “pokeri” vjen sërish nga Oberlin 69’. E pabesueshme, ajo që po ndodh me Benfikën, që po luan me dhjetë lojtarë nga minuta e 62-të: Andre Almeida. Bazeli ka kohë edhe për një gol të pestë, me anë të Riveros 70’.

https://youtu.be/iS_zKQZVNMY

https://youtu.be/aPShDRj1MNU

CSKA MOSKË-MANÇESTER JUNAITID 1-4

Shënues: Kuçaev 90/ Lukaku 4’, Martial 18’ (p), Lukaku 26’, Mkhitaryan 57’

Një Mançester shpërthyes në Moskë, me tre gola në pjesën e parë të realizuar në harkun e 25 minutave, ku spikat dygolëshi i Lukakut (4’ dhe 27’), të shoqëruar me penalltinë e shënuar nga Martial (27’). Mkhitaryan 57’ kompletoi “pokerin” e “Djajve të Kuq”. Kuçaev shënoi golin e nderit për rusët.

https://youtu.be/NlYYGwHG1T4

https://youtu.be/_N8nW5-KdIM

https://youtu.be/wYtTKByCnc8

 / ANDERLEHT-SËLLTIK 0-2

Shënues: Grifiths 38’, Mbodji 50’(aut)

Skocezët e Sëlltikut duken si kur janë të zotët e shtëpisë në Bruksel, pasi janë ata që shënojnë nga një gol në çdo pjesë loje: Grifiths 38’ dhe Mbodji 50’(aut). Një Anderleht, që përpiqet, por tepër konfuz.

https://youtu.be/TlD5RnQ2A3U

ATLETIKO MADRID-ÇELSI 1-2

Shënues: Griezman 40’ (p)/Alvaro Morata 59’, Batushai 90'

Një penallti e realizuar nga sulmuesi francez, Antuan Grizman në minutën e 40-të e mbylli pjesën e parë në 1-0 për Atletiko Madrid. Kampionët e Anglisë u kundërpërgjigjën me anë të Alavaro Moratës në minutën e 59-të. Batushai shënoi golin e fitores për Çelsin.

SPORTING-BARCELONA  0-1

Shënues: Koates 49’ (aut)

Kur nuk shënojnë sulmuesit e Barcelonës, atëherë në ndihmë të katalansve vjen Koates i Benfikës, një autogol në minutën e 49-të i jep avantazhin spanjollëve.

JUVENTUS-OLIMPIAKOS I PIREUT 2-0

Shënues: Higuain 69’, Manzukiç 80’

Pas një beteje me një drejtim me Juventusin në drejtim të portës së Olimpiakosit, Higuain zhbllokon Juventusit ndaj murit grek të Olimpiakosit në minutën e 69-të, vetëm pak minuta pasi sulmuesi argjentinas kishte hyrë në lojë. Një sulm perfekt me Paolo Dibala, i jep mundësinë Manzukiçit të shënojë golin e dytë bardhezi ndaj Olimpiakosit në minutën e 80-të me kokë dhe trup bashkë.

https://youtu.be/RKUDvPWJGtA

https://youtu.be/5Rrt2Mav3So

KARABAK-ROMA 1-2

Debutim i Ansi Agollit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, por Karabaku i tij humbi 2-1 me Romën në Baku. Golave të Romës me anë të Manolas (7’) dhe Xheko (15’), iu kundërpërgjigj Henrike në të 29’.