SPORT, 28 Shtator 2017, 12:24

Juliano: Partizani është gati për fitoren e parë

Juliano: Partizani është gati për fitoren e parë

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, është shfaqur më i qetë pas fitores në Kupën e Shqipërise. Italiani është i  kënaqur me impenjimin e lojtarëve.

“Jam i kënaqur, pasi shfaqën karakter, por më vjen më mirë që e kanë kuptuar që për të luajtur duhet të demonstrojnë karakter, të kenë grintë dhe të japin maksimumin në fushë”.

Tani mendja është te kampionati.

“Sigurisht që më të rëndësishme janë fitoret në kampionat. Ne duhet të arrijmë fitoren e parë dhe po punojmë për të. Të fitojmë dhe djemtë do ta kenë më të lehtë për të ecur përpara dhe për të besuar në punën që po bëjmë"  - tha tekniku për mediet.

Partizani nuk ka arritur të fitojë asnjë nga tri ndeshjet e para.

"Fitorja në Kupë ishte një përgjigje mjaft e mirë për të na çuar drejt fitores së parë edhe në kampionat. Kemi 40 ditë që përgatitemi për të dhe besoj se do të ia arrijmë shumë shpejt”, tha Juliano.