TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atletico-Chelsea është përballja e parë mes tyre si trajnerë, por fatet e tyre janë kryqëzuar prej shumë e shumë vitesh. Gjithçka ka nisur me një gjuajtje kryevepër të argjentinasit 27 vjet më parë.
Conte dhe Simeone takohen për herë të parë si kundërshtarë në stol, pas një jete me dyluftime, fitore dhe polemika. Simeone dhe Conte kanë të njëjtën mënyrë si e konceptojnë futbollin. Me krenari, intensitet, dhe shpirt gare. Folja “dorëzohem” nuk ekziston në fjalorin e tyre. Për këto merita, Conte e Simeone kanë qenë kandidatë për stolin e Chelsea dhe të Inter. Te Chelsea shkoi Conte, ndërsa për të dy Inter duhet të presë. Sot në mbrëmje dy trajnerët përplasen në një sfidë të nxehtë në “Wanda Metropolitano”. 16 shtator 1990: Pisa-Leçe 4-0. Kundërshtarë në fushë një i ri i panjohur, Simeone, sapo kishte ardhur te Pisa, që kishte në stol Lucescu. Conte luante me Leçe, ku kishte debutuar 4 vjet më parë, që 16 vjeç. Luante me Mazinho, babanë e Thiago e Rafinha dhe stërvitej nga Boniek. Simeone shënon një gol të mrekullueshëm: tre prekje, ngre topin, “sombrero” me të djathtën dhe një e majtë e thatë në ajër. Të dyja skuadrat në fakt ranë nga kategoria, por karrierët e Simeone dhe Conte nuk u vunë në diskutim. Takohen në pranverë të 1998-ës, në Torino, ku Inter humbi 1-0 me Juventus dhe Simeone, si të gjithë shokët dhe trajneri Simoni, iu sulën gjyqtarit Cecarini, pasi nuk dha penaltinë e shkaktuar nga Iuliano ndaj Ronaldos. Më pas takohen sërish në Torino, por Simeone këtë herë lacial dhe shënon golin vendimtar për titullin.