SPORT, 27 Shtator 2017, 18:03

E quajnë “Mandzukic i ri”, shqiptari i Juves shënon ndaj Olimpiakosit

E quajnë “Mandzukic i ri”, shqiptari i Juves shënon ndaj

E quajnë Cendrim Kameraj dhe cilësohet si “Mandzukic i ri” (edhe pse luan si mbrojtë) te Juventusi, por kjo nuk është e mjaftueshme që FSHF të shfaq interes për talentin e bardhezinjve. Mbrojtësi i krahut, i cili është me origjinë nga Kosova, është transferuar nga skuadra e Lucerna vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon me skuadrën e 19-vjeçarëve.

Sot ai ka shënuar në sfidën e Youth League ndaj skuadrës së Olimpiakosit. Kameraj ka shënuar në minutën e 52-të një gol shumë të bukur pas dy tentativave në hyrje të zonës, ndërkohë që e gjithë ndeshja përfundoi në shifrat 3-1 për “Zonjën e Vjetër”.

Mbrojtësi luan me skuadrën e të rinjve të Zvicrës, dhe për të asnjëherë nuk ka pasur interes, të paktën kështu duket nëse sheh zhvillimet që po ndodhin prej muajsh.