SPORT, 27 Shtator 2017, 17:51

E pabesueshme/ Neuer ka luajtur me metal në këmbë për 9 vite

E pabesueshme/ Neuer ka luajtur me metal në këmbë për 9 vite

Portieri i Bayern-it, Manuel Neuer, ka pësuar një tjetër dëmtim në këmbën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushave deri në janar. Portieri i kombëtares gjermane ka mbajtur një sekret të madh për karrierën e tij.

Neuer ka pasur një dëmtim të rëndë edhe para 9 vitesh, teksa mësohet nga mediat gjermane se ai luan me një pjesë metalike në këmbën e djathtë. Kjo ka ndodhur prej në vitin 2008 dhe nuk i ka shfaqur asnjë problem.

Lajmi nuk është i ri në Gjermani, por është vënë sërish në vëmendje nga presigjozja “Bild”.

“Në këmbën e djathtë kam pasur të njëjtin dëmtim te Schalke 04 në vitin 2008. Atëherë u përdor një metal, të cilin ende e kam. S’kam pasur kurrë probleme me të dhe ndihem rehat”, tha Neuer për “Sport Bild” në një intervistë të para disa ditëve.

Dëmtimi te Schalke- Ish-portieri i kësaj skuadre u dëmtua në vitin 2008, teksa u operua dhe qëndroi jashtë fushave për 3 muaj. Në atë sezon, ai nuk humbi më asnjë ndeshje, dhe mesa duket metal i vendosur në këmbë ka qenë fatsjellës për të.