AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 15:11

Vjedhja në teatrin “Skampa”, policia: Paratë ishin të financieres

Vjedhja në teatrin “Skampa”, policia: Paratë ishin të

Paratë që u vodhën në teatrin “Skampa” në Elbasan nuk ishin të institucionit, por të financieres.

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, salla operative u njoftua për një vjedhje në teatrin “Skampa” në Lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni, dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, pasi ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj.

Persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Institucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.

Grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.