AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 15:03

Gazetari Kadia: Biseda ime e fundit me Sokol Olldashin

Gazetari Kadia: Biseda ime e fundit me Sokol Olldashin

Gazetari i njohur Ilir Kadia, një nga miqtë e hershëm të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, publikoi një mesazh prekës për të ndjerin, me rastin e katër vjetorit të ndarjes nga jeta (20 nëntor 2013)

STATUSI I PLOTË

Sokol Olldashi.

Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “. Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë. Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë. Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.

Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava! Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur. E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.

Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!

E shoh në sy gjatë!

Mundohem të çmallem!

TPZ.AL