AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 10:23

Rama-ambasadorëve: Kemi mungesë të investimeve të huaja, na ndihmoni

Rama-ambasadorëve: Kemi mungesë të investimeve të huaja, na

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me ambasadorët, u bëri thirrje për ndihmë me qëllim kalimin e tranzicionit. Rama e pranoi se përpjekjet e qeverisë së tij deri tani nuk kanë rezultuar të suksesshme për të thithur sa më shumë investime të huaja.

Për këtë qëllim ai iu drejtua me shprehejn: “ Duhet të jemi të inkurajuar dhe optimist për përfshirjen e shërbimit tonë të jashtëm për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e investimeve të huaja. Rideminsionimi i diplomacisë ekonomike, kërkon kalimin në nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtëpërdrejtë, në funksion të zhvillimit ekonomik”

Rama u tha ambasadorëve se ata duhet të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre. Tha se investituor të huaj kanë interes për të ardhur në vendin tonë dhe investuar në sektorin e energjisë, turizmit dhe naftës.

“Ne duhet të fokusohemi fort të turizmi, zhvillimi rural dhe këtu kam parasysh zhvillimin e industrive përpunuese ku kemi boshllëk të madh. Kemi mangësi në eksporte dhe duhet të kërkojmë të përfshijmë aktorë nga vende të tjera”, tha Rama.

TPZ.AL