AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 10:36

Kërkoi të mbronte vajzën nga bashkëshorti, por dhunohet barbarisht nga dhëndrri

Kërkoi të mbronte vajzën nga bashkëshorti, por dhunohet

Ngjarje ku prindërit e vajzës dhunohen barbarisht nga dhëndrri, ndodhin rëndom në shoqërinë tonë. Një rast i till është raportuar nga policia e Bulqizës.  Sipas saj shtetasi Ismet Hoxha , 62 vjeç , nga Fushë-Bulqiza, është  rrahur keq nga dhëndrri i tij Halit Gjura, 32 vjeç nga Bulqiza,  në prani të bashkëshortes, pasi kishin shkuar në banesën e tij për të mbrojtur vajzën, që ndodhej në dhunë të vazhdueshme.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Policia njofton se Gjura, sapo ka mësuar lajmin se vjehrri ndodhej në shtëpinë e tij për të marrë me vete vajzën, 32-vjeçari  ka hyrë në banesë dhe ka debatuar ashpër me të.

Konflikti ka precipituar derisa ai ka nisur të dhunojë barbarisht edhe vjehrrin. Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar britmat dhe zhurmën në shtëpinë e Gjurrës, të cilët u alarmuan dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Drejt lagjes “Minatori” nga ku ishte dhënë edhe sinjalizimi, janë nisur efektivë të Komisariatit dhe kanë ndalur konfliktin e nisur, si dhe kanë arrestuar shtetasin Halit Gjurra.

TPZ.AL