AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 11:21

“The Sun” zbulon vendëndodhjen e “vrasësit” shqiptar, i kërkuar për t’u depërtuar

“The Sun” zbulon vendëndodhjen e “vrasësit”

“The Sun”,  shkruan në faqet e saj se një shqiptari Selami Cokaj, i cili akuzohet për vrasje, vazhdon të qëndroj i fshehur në Britani. I konsideruar si vrasës me pagesë, “The Sun”, nënvizon se Cokaj, është duke punuar në të njëjtin vend ku është pronar edhe pasi rasti i tij doli në dritë.

"Një vrasës shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe dhe nuk është deportuar, thuajse një vit pasi çështja u zbulua, - thuhet në artikullin me shumë fotografi të Cokaj. - Cokaj u ndalua  të qendronte në Britani në 2009-ën, pas zbulimit se ai ia kishte mbathur nga një dënim prej 20 vjetësh burg për vrasje në vendin e tij. Por ai iu përvodh disa herë

43-vjeçari fiton më shumë se 40 mijë paund në vit nga biznesi i shërbimeve në Oadby, Leicester,duke përfituar për të jetuar në një shtëpi në një rrugë të qetë aty pranë.

Deputeti Philip Davies tha: "Është krejt e papranueshme dhe ai duhet të deportohet menjëhërë.”

The Home Office tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për Selami Cokaj dhe jemi duke kërkuar deportimin e tij.

 

TPZ.AL