AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 12:56

Tabaku: Qeveria e pranon më në fund, se nga viti 2013, investimet e huaja janë në pikën zero

Tabaku: Qeveria e pranon më në fund, se nga viti 2013, investimet e

Kërkesa e kryeministrit drejtuar ambasadorëve për të punuar sa më shumë me qëllim thithjen e investitorëve të huaj, si dhe kritikat e ministrit të Financave  Arben Ahmetajt, janë komentuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ajo shprehet se, më në fund qeveria e pranoi mungesën e investimeve të huaja në vend dhe për këtë kërkon të gjej gabimin diku tjetër.

“Më në fund, ministri i Financave e pranon që investimet e huaja pas 2013 janë në pikën 0. Por, si të gjithë fajtorët e paturp, ua hedh fajin të tjerëve, për atë që ka vetëm një fajtor. Qeverinë dhe Kryeministrin!

Fajin për dështimin me investimet e huaja e e kanë taksat e larta, e kanë vendimet e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të limituar biznesesh të zgjedhura nga qeveria, e rritje taksash për të tjerët. Fajin e ka korrupsioni në sektorin fiskal. Fajin e kanë burimet e pandershme të financimit e paratë e drogës që financojnë ndërtimin dhe gjoja projekte 1 mld euro.

Opozita ka ngritur këtë shqetësim prej kohësh dhe qeveria e ka mohuar. Ju keni mbyllur veshët e keni kënduar të njëjtën muzikë të përparimit. Prandaj ka vetëm një fajtor për këtë dështim, qeveria dhe mënyra se si keni zgjedhur të qeverisni.

Taksat e ulëta, ndershmëria ndaj biznesit, angazhimi serioz për investime të huaja sollën si TAP edhe Starcraft që sot mbajnë në këmbë ekonominë. Për sa kohë te kemi ketë qeveri gjithnjë e më pak investitorë të tillë do të vijnë”, shkruan Tabaku.

TPZ.AL