TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej 2 nëntorit është raportuar nga familjarët zhdukja e avokatit, Besnik Muçi. Ai ishte nisur me traget drejti Italisë, ku kishte familjen. Mediat italiane raportojnë se Besnik Muçi, kishte kërkuar azil politik në këtë vend, pas lënies së detyrës si prokurorë në vitin 1997.
Nuk dihen arsyet e kësaj kërkese dhe as nëse zhdukja e tij ka lidhje me ndonjë konflikt për shkak të detyrës. Mediat italiane raportuan të shtunën se në brigjet e Leçes është gjetur në det një trup i pajetë i cili dyshohet se i përket avokatit të zhdukur.
Lajmi është publikuar nga “Corriere Adriatico” ku thuhet se në 6 nëntor në provincën Castro (Leçes) është gjetur një trup i pajetë, i cili ishte në det prej shumë ditësh. Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se ky trup i përket avokatit Besnik Muço, por për të vërtetuar dyshimet do të bëhet analiza e ADN-së.
Mediat raportojnë se trupi i gjetur nga autoritetet ka qenë shumë i dëmtuar, pa kokë dhe i zhveshur. Thuhet se rezultatet e testit të ADN-së, do të duan disa ditë.