AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 13:05

Xhafaj e konfirmon: Në shkodër tre grupe kriminale

Xhafaj e konfirmon: Në shkodër tre grupe kriminale

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një statusi në Twiter, ka bërë të ditur numrin e grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër. Ai shprehet se nga tre grupi, mundën të kapin vetëm një, duke iu referuar kështu, një operacioni të kryer ditën e shtunë, ku ranë në pranga disa persona për trafik prostitucioni.

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”

TPZ.AL