TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Reformat nuk janë një qëllim në vetvete. Para së gjithash, ato duhet të synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Të hapen vende pune, prej të cilave njerëzit të mund të jetojnë, të garantohet kujdes shëndetësor, të cilin njerëzit mund ta përballojnë financiarisht, të jepen oferta arsimore, që t’u përgjigjen kërkesave të cilësisë”. Kështu është shprehur ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Susanne Schütz, gjatë një interviste dhënë për “Monitor”.
Sipas saj, përmbushja e këtyre kritereve do të përkthehej edhe në më shumë investime. Projektet e së ardhmes, grantet dhe mbështetja financiare në vijim do të jenë pjesë e diskutimeve me qeverinë e re për të parë hapësirat dhe mundësitë. Këto negociata do të nxjerrin edhe paketën se ku do të orientohet mbështetja.
Ndërkohë lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, ajo thotë se me rëndësi thelbësore mbetet përmbushja e pesë prioriteteve kyçe – dhe këtu elementi qendror është reforma në drejtësi, pa të cilën është e vështirë të arrihet progres në sektorët e tjerë. Vendosja e piketave të duhura e të rëndësishme është bërë tanimë, para së gjithash, përmes miratimit të reformës në drejtësi në korrik 2016. Por tani qeveria do të duhet të përpiqet me gjithë sa mundet, që pas fjalëve të vijnë veprat. Rezultatet konkrete në procesin e vetting-ut janë kusht paraprak që Komisioni Europian të mund të rekomandojë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.
TPZ.AL