TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes viktimave që shënoi përmbytja e madhe në Greqi, ndodhet edhe një shtetas shqiptar nga Saranda. Tragjedia e ndodhur në Mandra të Athinës goditi edhe familjet shqiptare që jetojnë në këtë zonë.
Deri tani mësohet që nga përmbytja të kenë gjetur vdekjen 19 persona, ndërsa një rezulton i humbur. Mes tyre edhe Petro Koleci, nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës.
Shiu ka pushuar në Mandra, por situata është kaotike. Qindra godina të dëmtuara, mijëra njerëz që humbën mundin e një jete të tërë, shkolla e fabrika të përmbytura, automjete të flakura tej sikur të ishin lodra, e mes tyre trupa të pajetë që ende vazhdojnë gjenden në det. Kjo është pamja që shihet në këtë zonë.
Më shumë se 2.000 familje gjenden në kushte të vështira, në qiell të hapur dhe pothuajse pa asnjë ndihmë nga shteti. Tragjedia ka goditur rreth 30 familje emigrantësh shqiptarë, të cilët – veçse kanë humbur çdo gjë, – tashmë përballen me shumë vështirësi për të mbijetuar.
TPZ.AL