AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 13:29

Skandali me tjetërsimin e pronave në Spille, Cikalleshi “dorëzohet”, i rrëfehet akuzës

Skandali me tjetërsimin e pronave në Spille, Cikalleshi

Ish-drejtuesi i Zyrës së Regjistrimit të pronës në Kavajë, ka pranuar të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë, duke rrëfyer gjithçka për akuzën. Ai ka  ka pranuar akuzat për tjetërsim . Gsh.al raporton se ai është vënë në dispozicion të prokurorisë për të shpjeguar mënyrën se si ka funksionuar transaksioni i pronave ranishte në zonën e plazhit.

Burime thonë se ish-kreu i Hipotekës së Kavajës do të zbardhë skemën përpara hetuesve, se si u zhvillua ky tjetërsim i hektarëve në Spille, dhe se sa kanë qenë përfitimet dhe cilët ishin aktorët kryesorë.

Pritet që Seid Cikalleshi, vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Dajës, të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për këtë ngjarje janë vënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Cikalleshi, së bashku me ish-nënprefektin e Tiranës, Fatos Kajën, janë ndër 11 personat e lënë në burg për tjetërsimin e 36 hektarëve të tokave në bregdetin e Spillesë.

TPZ.AL