TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
29-vjeçari Artur Gega, ka rënë në prangat e policisë italiane, si autor i një sërë vjedhjesh. Figuronte pa dokumente të rregullta dhe pas një kontrolli të befasishëm të skuadrës së policisë në banesën ku ai qëndronte së bashku me disa shqiptarë të tjerë, në një fermë në Ortona, është gjetur dhe sekuestruar një sasi bizhuterish ari, syze të shtrenjta, vlera e të cilëve kap shifrën e 2 mijë eurove, ndërsa janë gjetur edhe 1900 euro si dhe sende të tjera të vjedhura.
Policia ka zbuluar gjatë hetimeve se pjesa më e madhe e mallrave janë vjedhur nga banesa dhe biznese në mes të 29 tetorit dhe natën e 3 nëntorit të këtij muaji.
Në kuadër të hetimeve, prokurori i Chietit kërkoi masën e sigurisë arrest me burg më 16 nëntor për dy të dyshuarit e tjerë, Ervis Osmani, 34 vjeç nga Bulqiza dhe Alfons Bushi, 26 vjeç nga Shkodra. Ndërkohë, është në kërkim edhe një shqiptar i katërt.
Mediat lokale italiane shkruajnë se Gega është dënuar edhe në vitin 2014 për të një vepër penale. Ai është dërguar në burg pas arrestimit në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.
TPZ.AL