AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 12:40

Grabitet gjatë natës teatri “Skampa” në Elbasan, ja çfarë morën autorët

Grabitet gjatë natës teatri “Skampa” në Elbasan, ja

Deri tani kemi dëgjuar të grabiten banesa, pika karburanti, apo biznese të ndryshme. Por në qytetin e Elbasanit, grabitësit, kanë arritur të prekin edhe financat e teatrit të këtij qyteti. Mbrëmjen e së shtunës, mësohet se është grabitur teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit.

Burime të policisë  thonë se autorët janë futur ngë dera e pasme e teatrit. Ata kanë arritur të hapin kasafortën dhe marrin prej andej shumën e parave.

Policia nuk jep të dhëna për shumën e parave që dyshohet se është grabitur në kasafortën që ndodhej në zyrën e financës. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

TPZ.AL