TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte lajmëruar përmes familjarëve të tij se pas largimit të premten drejt Gjermanisë, do të kthehej mbrëmjen e së shtunës. Ai lajmëroi gjithashtu se kishte prerë biletën vajtje-ardhje. Po,r të shtunën familjarët kanë konfirmuar për gazetën “Panorama” se ai e ka shtyrë kthimin e tij për sot.
Avokati i ish-ministrit, i cili është person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi. Por, nga ana tjetër, shtoi se lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Prokurorinë, pasi ai është një njeri i lirë. Për më tepër, Gjykata nuk ka vendosur asnjë masë shtrënguese ndaj tij, bllokim pasaporte apo pengim për t’u larguar jashtë vendit. I vetmi vendim gjykate ishte kontrolli i banesës së tij në kuadër të hetimit për çështjen “Habilaj”, vendim që u ekzekutua nga Prokuroria
Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ia kufizoi lëvizjen jashtë shtetit ish-ministrit të Brendshëm, edhe pse këtë e kishte si një nga pikat e kërkesës së saj drejtuar Parlamentit. Shumica parlamentare, në vendimin e saj e ka pranuar këtë kërkesë të Prokurorisë, me përjashtim të dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit.
TPZ.AL