TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më mirë vonë se kurrë thotë një shprehje e vjetër. Ajo është e vlefshme edhe për Mustafa Nanon i cili më në fund ka arritur personalisht në një përfundim që e kanë thënë edhe shumë të tjerë: se edhe Berisha edhe Rama kanë bashkëpunuar me krimin, por ndryshimi është se Berisha i mbante kriminelët nën kontroll, ndërsa Rama nuk e ka këtë aftësi. Duke komentuar videon skandaloze të pasivitetit të policisë në Elbasan, Nano thotë se ndjeu keqardhje për ata policë që nuk kapërcendin dot portën.
Dhe pastaj shton: “Ja, në këtë pikë kemi arritur. Edi Rama e Co. duhet ta kishin ditur se bashkëpunimi me krimin nuk të lejon më të kthehesh prapa. Duhej ta kishin ditur edhe nga shembulli i Sali Berishës, që e udhëhoqi Shqipërinë në një joint venture me krimin për më shumë se dy dekada. Veçse – duhet bërë ky saktësim i rëndësishëm – duke i mbajtur nën kontroll kriminelët. Më saktë, duke i zgjidhur nga zinxhirët sa herë që atij ia donte puna t’i zgjidhte. Ndërsa Edi Ramës i kanë dalë nga kontrolli”, ka shkruar Nano në rubrikën e tij në Gazeta Mapo.
Kjo thënie ka një peshë të veçantë sepse Mustafa Nano është nga ata analisë që e kanë quajtur gjithnjë Berishën një të keqe ku e ku më të madhe se Ramën. Por, në krahasimin e sotëm, ai bën një kapërcim të madh, sepse të thuash se të dy kanë bashkëpunuar me krimin, por Berisha së paku i mbante nën kontroll, ndërsa Ramës i kanë dalë jashtë kontrollit, kuptohet se kush nga të dy liderët është më pak i rrezikshëm. Dhe ky konkluzion për Nanon është një premierë. (Lapsi.al)