AKTUALITET, 27 Shtator 2017, 18:59

Basha, si Rama mer rol protagonisti në rajon

Basha, si Rama mer rol protagonisti në rajon

Sikur ti kishte në rregull punët brenda shtëpisë së vet (Partisë Demokratike) dhe brenda Shqipërisë kryetari i opozitës Lulzim Basha ofron mbështetje për shtetin e Kosovës dhe qeverinë atje. Këtë qëndrim Basha e shprehu gjatë një takimi ku priti Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha i uroi suksese Haradinajt në detyrën e re dhe me shumë përgjegjësi në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Kryetari i Opozitës e siguroi z.Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë PD-së.

Integrimi europian dhe euroatlantik i Kosovës, është në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm të Kosovës, por të mbarë rajonit, citohet Lulzim Basha.

Kryetari i PD, me tej theksoi se Partia Demokratike, ashtu siç ka qenë që në ditët e para të themelimit të saj, një mbështetje e fuqishme dhe konstante e aspiratave të popullit të Kosoves, do të vazhdoje te jete gjithmonë një zë aktiv në familjen e partive simotra të PPE, dhe më gjerë, për të përkrahur me forcë interesat e Kosovës

Gjithashtu, nuk do te mungoje asnjëherë edhe mbështetja konkrete për njohjen nga shtete të tjera, përmes kontakteve dhe raporteve që Partia Demokratike ka me forca të rëndësishme politike në Europë dhe vende te tjera. Nga ana tjeter, të dy personalitetet theksuan rolin që Partia Demokratike me autoritetin e padiskutueshem që gëzon ne Kosove, mund të luajë në drejtim te zhvillimeve pozitive edhe të vetë politikes aty, në bashkëpunim me të gjithë spektrin politik kosovar.- përfundon njoftimi I zyrës së shtypit të selisë blu.

Ky qëndrim I Lulzim Bashës I ngjan protagonizmit rajonal të Kryeministrit Rama, mbi mardhëniet Kosovë- Serbi, integrimi europian dhe deri tek zgjedhjet amerikane. Basha ëshët kritikuar shpesh së fundi se po përpiqet ti kopjoj dhe ngjajë Edi Ramës në mënyrën e të bërit politikë.

tpz.al