TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e shtetit nëpërmjet një operacioni të koduar “AGIMI”, ka sekuestruar 297 kg kanabis dhe ka asgjësuar 175 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Drejtoria e Policisë Berat ka vënë në pranga 2 persona, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike.
U arrestuan shtetasit Medi Myftaraj 26 vjeç, ku gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 0.5 kg lëndë narkotike.
Gjithashtu është arrestuar Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtrur në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
“Në ngarkim të shtetasve të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri ( 1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, tha policia
Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrenjë bimë narkotikë Cannabis Sattivapër të cilat po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” prashikuar nga nenet 283 dhe 284 të Kodit Penal.
Prej Janarit të 2017 janë më shumë se 50 tonë drogë e llojit Cannabis Sattiva të sekuestruar nga Policia shqiptare dhe ajo e vendeve fqinj si Greqia dhe Italia.