AKTUALITET, 27 Shtator 2017, 15:43

Flori Mumajesi, tashmë dhe në portalet e njohura amerikane

Flori Mumajesi, tashmë dhe në portalet e njohura amerikane

Portali i njohur amerikan, “Business Insider”, këtë herë është ndalur dhe i ka kushtuar vëmendje, këngëtarit dhe producentit shqiptarë Flori Mumajesi. Në artikullin e publikuar, vëmendja përqendrohet mbi linçimin e këngës së tij, me titull “Karma” nga Flori dhe grupi i tij Three Dots, në gjuhën spanjolle.

“Flori Mumajesi linçon hitin “Karma”, në spanjisht”, - është ky titulli me të cilin hapet artikulli, duke shkruar kështu në thelb të shkrimit se “nëse ndonjëherë keni dëgjuar muzikë ballkanike, medoemos do keni dëgjuar edhe për Florin dhe këngët e tij”.

“Kënga e tij e fundit “Karma”, i jep Florit një tjetër dimension dhe e zgjeron audiencën e tij edhe në botën ku flitet spanjisht”, shkruhet ndër të tjera.

Projekti muzikorë “Karma” është i fundit që Flori bashkë me Brunon dhe Klajdi Harunin sollën në tregun muzikorë.

Ai dhe “Three Dots”, kanë bashk që nga vitit 2010-të dhe që atëherë produksioni ka nxjerrë vazhdimisht emra të rinjë dhe po ashtu plotë e plotë hite.