TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mardhëniet Rama- Ngjela duket se kanë shkuar në pikën e pakthyeshme dhe nga dy miq shumë të mirë janë kthyer në akuzues dhe fyerës publik të njëri tjetrit. Ka qënë Spartak Ngjela i cili nëpërmjet një statusi në facebook ka lëshuar gjithë artilerinë e tij të fjalëve ndaj ish mikut të tij Edi Rama. Sipas Ngjelës Rama dhe Basha janë objekt i hetimit të FBI-së dhe përpiqen më kot të bllokojnë reformën në drejtësi. Avokat Ngjela njihet për retorikën e tij të ashpër mbështet idenë se reforma në Drejtësi është një ide e amerikanëve dhe do implementohet prej tyre në Shqipëri. Sipas deklaratave të shumta të avokatit politika amerikane i ka të qarta qëllimet për arrestimin dhe burgosjen e lidershipit të korruptuar shqipëtar.
Më poshtë statusi i plotë i Spartak Ngjelës
Frika e Ramës, dhe një marrëveshje absurde.
Frika gjithmon të çon në absurditet.
Vetëm një gënjeshtar mediokër si Rama, që nuk e njeh politikën mendon se me një marrëveshje fantazëm njerëzish që nuk dinë se ku janë, do të bllokojë politikën amerikane dhe FBI- në në ekzekutimin antikorrupsion në Shqipëri.
Është për të qeshur: dy njërëz krejt pa asnjë qartësi në intelekt, Rama dhe Basha, vetëm se janë kapur nga FBI në korrupsion, vërtiten kotësisht për të bllokuar Reformën në Drejtësi.
Dhe Rama dje, për këtë arsye, u kërkoi deputetëve të kuvendit që këta të votojnë vullnetin Rama, dhe jo kërkesën amerikane për ligjet antikorrupsion.
Kurse Saliu i trembur për vdekje nga ato që i ekspozoi Brian Yee, ka ulur kokën dhe pret kot që ta shpëtojë Rama me budallallëqet e tij.
Po çfarë janë këto kërkesa absurde?
Sigurisht që këta kanë mendimin të bllokojnë ligjet antikorrupsion në vazhdim.
Janë injorantë: pse, forcën e politikës amerikane do të përballojnë këta me një marrëveshje fantazëm, në një kohë që ata që e firmosën nuk e kuptuan fare përse duhej!
E di Rama që vullneti i pacënuar i deputetit mbrohet me kushtetutë?
Asgjë nuk arrin dot.
Por më qesharake ndërkohë është vërtitja si fëndyell e Ramës, sa te Bleri te Erdogani e në lloj-lloj njerëzish të tjerë pa peshë, për të shmangur provat që janë gjetur për korrupsionin e tij?
Po pse Bleri do ta frenojë FBI-në që të shpallë yneret korruptive të Ramës! Mendim infantil.
Kurse Erdoganit sigurisht i premton osmanizimin e shqiptarëve: domethënë antiamerikanizmin. Hajde mendje, Hajde!
E di Ramë Ziu që FBI po heton për Presidentin Amerikan, dhe Ramën e ka një grimcë pluhuri; apo i di përralla këto që dëgjon, si përrallat e tij kur gënjente Nanon dhe Metën?
lll.
Asgjë nuk bëjnë dot, këta duhet të dorëzohen sa më shpejt, sepse e kanë në favor të jetës së tyre biologjike, se jetën politike e kanë mbyllur dhe jo për faj të shqiptarëve.
I vodhën shqiptarët dhe tani duhet të paguajnë dëmin e madh që iu kanë shkatuar. Dhe nuk është dëm i vogël.
Sot shqiptarët vetëm e marrin me mend dëmin që iu ka shkaktuar korrupsioni në 20 vjet, por kur ta dëgjojnë "veprën" e qeveritarëve të tyre, nuk dihet se çfarë do të ndodhë më revoltimin e madh shqiptar.
tpz.al