AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 16:21

Vetëvaret 40-vjeçarja në kryeqytet, ende mister shkaqet e vendimit ekstrem

Vetëvaret 40-vjeçarja në kryeqytet, ende mister shkaqet e

Vetëvaret në shtëpinë e saj duke ndërmarrë vendimin ekstrem, për t’i dhënë fund jetës.

Ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë. Burime nga policia thanë se një grua është gjetur e vetëvarur në banesën e saj.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në datë 05.12.2017, rreth orës 11:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kombinat, në Sharrë, një shtetase dyshohet se është vetëvarur. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se: Shtetasja L. L., 40 vjeçe, dyshohet se është  vetëvarur në banesën  e saj.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, e cila sipas deklarimeve të familjareve vuante nga depresioni. Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

TPZ.AL