AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 16:02

Dorëheqjet nga Urgjenca e QSUT, Meta njihet me problematikën

Dorëheqjet nga Urgjenca e QSUT, Meta njihet me problematikën

Pas lajmit dhe letrës se publikuar ne media, se tetë mjekë të Urgjencës së QSUT-së kane dhëne dorëheqjen, drejtori i Kabinetit te Presidentit Ilir Meta, Arben Cici me porosi nga Kreu i Shtetit po ndjek nga afër problemin e ngritur me mjeket e Urgjencës së Tiranes.

Sipas burimeve mësohet se Cici ka kontaktuar mjekët e urgjencës për t’u njohur me problematiken e krijuar në Urgjencën e Tiranës pas letrës ku ata shkruanin se kushtet e punës dhe mbingarkesa e krijuar i kishin bindur për të ndërmarrë këtë lëvizje.