TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka shkuar në QSUT për të takuar nga afër mjekët e dorëhequr të urgjencës. Anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë deklaroi se “është tronditëse dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT-së”.
“Kemi pasur gjithmonë probleme me sistemin shëndetësor, kemi pasur mungesa dhe defekte, por kjo qeveri shkatërroi sistemin nga brenda. Kërkesat e mjekëve të urgjencës jane te drejta. Ata kërkojnë kushte normale pune, për të cilat qeveria i ka fondet, por ia jep miqve të Edi Rames.
Katër koncesionet e Edi Ramës në shëndetësi vlejnë 400 milionëe euro, por mjeket nuk kanë pajisje, kane paga të ulëta, janë të pavlerësuar
Dorëheqja dhe eksodi janë dy alternativat e Edi Ramës për shendetesinë”, deklaroi deputeti i PD-së.
TPZ.AL