TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Astrit Patozi, një nga kritikët e Lulzim Bashës, ka ironizuar liderin e PD-së, duke i kujtuar mënyrën sesi po bëhet analiza e humbjes brenda kësaj force politike. Patozi, i drejtohet Bashës, duke i thënë se do të ishte më mirë që partinë e tij, ta çonte për analiza tek loboratorët e Vilma Nushit, sepse sipas Patozit, kështu do të dilte dhe rezultati që ai kërkonte.
ÇOJE PD-në TEK CHECK UP-i i RAMËS
I dashur Lulzim,
Ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje.
Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e "check up-it".
E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria.