AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 13:13

Heroinë nga Shqipëria/ Goditet banda e trafikut, ‘koka’ një i ri shqiptar, vendi ku ishte fshehur

Heroinë nga Shqipëria/ Goditet banda e trafikut, ‘koka’

Goditet grupi shqiptaro-grek i trafikut të heroinës. Policia greke ka sekuestrohen 28 kg 708.5 gram heroinë.

Operacioni është bërë nga policia e Athinës, Selanikut dhe roja bregdetare. Droga është gjetur e fshehur në murin e një taverne në Athinë.

Heroina sipas mediave greke vinte nga Turqia dhe nga Shqipëria. Eshte arrestuar kreu i grupit, shqiptar 32-vjec.

Është arrestuar një shqiptar 34-vjeç dhe një vajzë greke 29-vjeç. Ndërkohë gjatë kontrollit janë sekuestruar 59 pako me 28 kg 708.5 gram heroinë, 5 kg 180 gram përzirës, një shishe me 520 gram lëndë e paidentifikuar, 4 pako të vogla me 90.1 gram heroinë, 4600 euro.

Gjatë kontrolleve është arrestuar dhe një tjetër shqiptar 32-vjeç. Ndaj 32-vjeçarit dhe 29-vjeçares ekzistonin urdhëra arresti nga Prokurori i Athinës për pjesemarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës.

TPZ.AL