AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 16:11

Rama nuk e kursen humorin edhe në Bruksel, i mëson Tajanit sesi vihet në Shqipëri

Rama nuk e kursen humorin edhe në Bruksel, i mëson Tajanit sesi vihet

Gjatë takimit me Kryeministrin Rama në Bruksel, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e befasoi kreun e Qeverisë se në pranverë të vitit që vjen do zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar”, i uroi mirëseardhjen kryeministri Rama. Shqipëria ka kryer një sërë reformash të rëndësishme që shkojnë në drejtimin pozitiv për anëtarësimin në BE, i referohem reformës në drejtësi që për ne mbart një rëndësi të madhe”, - tha Tajani.

Rama: Ishte kënaqësi e veçantë që ju takova sepse ju jeni edhe një italian i madh, një mik i madh i Shqipërisë, për ne është e rëndësishme që jemi këtu të flasim me fakte, për të çelur negociatat me Europën. Jeni më shumë se i mirëpritur. Rrugën e dini, sepse keni qenë edhe më parë në vendin tonë dhe si italian mund të hyni në çdo moment edhe pa lajmëruar.

TPZ.Al