AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 13:34

Shtatë mjekë të urgjencës japin dorëheqjen, letër Ramës, Metës e Manastirliut: Kështu nuk punohet

Shtatë mjekë të urgjencës japin dorëheqjen, letër

Shtatë mjekë të Urgjencës kanë dhënë kolektivisht dorëheqjen nga detyra.

Ata e kishin paralajmëruar aktin që do të ndërmerrnin rreth një muaj më parë.

Mjekët i kanë dërguar një letër Presidentit Meta, kryeministrit Rama si dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në letër ata ankohen se në spital nuk ka shtretër të mjaftueshëm, nuk ka medikamente dhe ka mbingarkesë.

Sipas tyre, urgjencat e tjera nuk e zbatojnë rregullin dhe për këtë të gjithë shkojnë në QSUT.

TPZ.AL