TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se kryeministri Rama nuk e ka më kontrollin e vendit, pas nisjes së revoltës së studentëve dhe se ai është përgjegjësi i vetëm i situatës së krijuar.
Lidhur me pretendimin se pas protestës qëndrojnë "duar të huaja", Hoxha tha se shërbimet e huaja e monitorojnë protestën, por nuk ka gjasa të jetë pas saj.
"Ato lloj protestash Rama bën atë që bëri. Ti kërkosh të lexojë protestë paqësore nuk e bën.
Sot shkaktari i kësaj që po ndodh është vetëm një. Përgjegjësia është personale individuale, e Ramës. Çfarë po bëjnë protestuesit, po tregojnë se nuk ka më kontrollin e vendit. Ai është përgjegjës për mbrojtjen e pronës, bizneseve. Nëse struket ai dhe fshihet, nuk i del për zot, të japë dorëheqjen. Sot protestuesit pasi u lodhën, çfarë ndodhi? I futi shkrirje ca bashkive, bëri si luan te parlamenti me luftën e sajuar me Braçen dhe dëshmoi arrogancë.
Nuk ka limit te kjo gjë. Njoftimin e bëjnë studentët, por aty ka edhe të tjerë, ka dalë populli atje, nga nxënësit e shkollave. Edhe në 21 janar nuk doli i gjithë populli, por masiviteti dhe intensiteti kuptohet. Po ndiqet manuali, për ti treguar Ramës që nuk e kontrollon dot më vendin.
Kryeministri i 83 mandateve duhet ti dalë për zot. Është fshehur si struci. Punon vetem policia sot, që ka 72 orë pa ujë dhe bukë.
Ata synojnë të kapin kryeministrinë.
Nëse agjenturat e huaja, kur ndodh një situatë e tillë, nuk përfshihen do të ishte çudi e madhe. Grekët dhe serbët, edhe italianët janë këtu, por janë duke parë situatën, nuk janë ata që e kanë nxitur, siç thotë kryeministri. Ai thotë shërbimi kryesor që ka ky vend, ishte shëbrimi që shkriu Gysi. Nëse ka agjenturë të huaj dhe Rama nuk e ka zbuluar, është sërish përgjegjësi e Ramës", tha ndër të tjera Hoxha.
