AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 14:57

Vidhnin vetëm bizhuteri dhe flori në vila, arrestohet grupi shqiptar në Francë

Vidhnin vetëm bizhuteri dhe flori në vila, arrestohet grupi shqiptar

Policia franceze bëri të ditur se ka arrestuar disa shqiptarë pjesë të  një bande shumë të përgatitur dhe të organizuar për grabitje me dhunë, sidomos në zonën e Nisës, pikërisht midis kufirit italiane dhe Monakos.

"Këto vjedhje janë një shqetësim, sepse ato demonstrojnë një nivel më të lartë të organizimit të krimeve”, citohet prokurori Nisës, Zhan-Mishel Pretre, nga portali francez, 24minutes.fr, i cili përmend se janë një duzinë rastesh.

Sipas prokurorit, vjedhjet e kryera nga shqiptarët ishin punë të bëra në ekip, të aftë që bëjnë të kryejnë bastisje dhe ikin sa më shpejt, pasi synojnë objekte të shtrenjta dhe jo të rënda, si bizhuteri apo thjesht flori.

TPZ.AL