AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 13:43

Shqiptari i  masakruar në burg, kërkon dëmshpërblim nga shteti italian

Shqiptari i  masakruar në burg, kërkon dëmshpërblim nga

Shqiptari Dritan Demiraj i dënuar nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm për dy vrasje, përmes avokatit të tij Massimiliano Orrù, deklaron se familja do t'i kërkoj dëmshpërblim shtetit italian për gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet djali i tyre.

Dritan Demiraj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish të fejuarës së tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurit të saj Silvio Mannina. Motivi i vrasjes është hakmarrja për xhelozi.

Gjatë qëndrimit në burgun e Parmës në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit, Dritan Demiraj është dhunuar rëndë nga një i burgosur , ish-boksier me origjinë rumune, përcjell Ora news. Nga dhuna, Dritan Demiraj qëndroi disa kohë në gjendje kome. Ky fakt i shkaktoi dëme të rënda celebrale, e aktualisht është deklaruar nga mjekët si person i paaftë për të menduar e vepruar. Në kushte të tilla, ligji italian nuk e lejon zbatimin e vendimit të marrë ndaj tij për burgim të përjetshëm. Gjykata e Apelit nuk mund të marrë një vemdim ndaj një personi në kushte të tilla shëndetësore e Dritan Demiraj është shpallur person në gjendje të lirë.

Sipas vendimit të marrë nga prindërit e tij Dritan Demiraj do të kthehet në Shqipëri në një strukturë të përshtatshme për gjendjen e tij shëndetësore.

Avokati i tij Massimiliano Orrù ka deklaruar se familja ka vendosur t'i kërkoj dëmshpërblim shtetit italian për dëmet e pashërueshme shëndetësore që ka marrë djali i tyre gjatë qëndrimit në burgun e Parmës.

Ndërkohë ndaj dhunës së ushtruar ndaj Dritan Demiraj autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor.