TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja ka bërë bujë në Francë, aq sa edhe mediet i kanë kushtuar vëmendje.
Ledjoni është një shqiptar 5 vjeç që frekuenton shkollën në Montjoie në La Roche-sur-Yon, por që ai dhe prindërit e tij prej një vit jetojnë nën kërcënimin e dëbimit të menjëhershëm.
Pikërisht, kjo solli edhe një manifestim të rreth 80 prindërve të nxënëseve që u mobilizuan të shtunën pasdite përpara shkollës Montjoie për të bërë të ditur për gjendjen e familjes
Prindërit e nxënësve - apo Federata e Këshillit të Prindërve, siç është dhe organizimi i tyre në Francë - e mbështetën rastin e nxënsit të vogël shqiptar, pasi ata besojnë se familja e tij "në rrezik të madh në Shqipëri”.
Sipas tyre, mafia shqiptare, familja e të cilës tashmë është viktimë, po pret që ata të kthehen dhe të futen në një rrjet prostitucioni dhe skllavërie.
Për momentin familja shqiptare jeton në La Rosh, pa pasur ujë dhe energji elektrike.
Protestuesit që i dolën në krah nxënësit shqiptar i luten prefektit që të marrë parasysh të drejtat e njeriut, të qytetarit dhe të fëmijëve.
Ata i dërguan një letër duke i kërkuar "mbrojtjen e familjes dhe mbajtjen e tyre në një ambient në kushte të përshtatshme, duke u garantuar atyre të drejtat themelore për arsim dhe shëndetësi".
TPZ.AL