AKTUALITET, 18 October 2026, 10:29

Punonjësit e bashkisë shkatërrojnë trotuaret, heqin gurët për të mos u përdorur nga tubuesit 

Punonjësit e bashkisë shkatërrojnë trotuaret, heqin

Në adresimin e  sotëm në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shtim të dhunës ndaj protestuesve, ato që ai i quajti “grup i zjarrit”, ndërsa shtoi se forcat RENEA do të vijojnë të jenë përballë qytetarëve.

Ndërkohë, në bulevardin përpara Kryeministrisë kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët e trotuareve. Ndërhyrja vjen pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Heqja e gurëve nga bulevardi ndryshon kushtet në terren, pasi ata janë përdorur gjatë përplasjeve me policinë. Megjithatë, ndërhyrja ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si do të menaxhohen protesta e sotme.

Punonjësit e bashkisë po heqin të gjitha pllakat nga trotuaret, në mënyrë që protestuesit të mos kenë mundësi të marrin gurë gjatë tubimit.

Sot është dita e gjashtë e protestës së dhunshme, e cila është nisur nga studentët, të cilët kërkojnë kushte më të mira në universitete dhe mundësi më të mira për punësimin dhe jetën.