TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e vlerësoi si tepër shqetësues faktin që, disa mjekë të Qendrës Spitalore Universitarë të Tiranës (QSUT) ndërmorën hapin e dorëheqjes, duke e cilësuar atë si një konfirmim të problemeve të mëdha që ka shëndetësia në Shqipëri.
STATUSI I PLOTE I TRITAN SHEHUT
MJEKE E PERSONEL I URGJENCES SE QSUT JAPIN DOREHEGJEN.
Nje ngjarje e rende jo vetem per ate qender universitare kjo, por per te gjithe sistemin tone shendetesor.
Fakti qe kolege ndermarin nje hap te tille vetem se konfirmon problemet e medha te shendetesise sone.
Pa asnje dyshim nuk funksionojne mekanizmat kryesore te sistemit, qendrore apo periferike keto, duke vene ne veshtiresi personelin apo duke shkarkuar te gjithe peshen mbi QSUT.
Per te mos folur ketu per mungesat e medha ne teknologji e materiale konsumi, per rrogat minimale perballe nje sherbimi kaq te veshtire, sic eshte ai mjekesor ne pergjithesi e i urgjences ne vecanti.
Nga ana tjeter drejtuesit shteterore kerkojne te shkarkojne te gjithe pergjegjesine e presionin publik padrejtesisht mbi personelin shendetesor, qe vecse kerkon te beje me te miren e mundeshme.
TE TILLA SITUATA E PROBLEME JANE NE THEMEL TE EKSODIT MASIV TE MJEKEVE, TE KERKESAVE E PROTESTAVE TE TYRE TE DREJTA, TE CILESISE SE SHERBIMIT TE OFRUAR, SHUME LARG PARAMETRAVE EUROPIANE KY.
TPZ.Al