TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku një shtetas shkatërron me sopatë ambientet e një biznesi, ju informojmë se:
Ngjarja ka ndodhur më datë 27.11.2017, në Laprakë, Rruga "Lord Bajron".
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të Komisariatit nr.3, të cilët kanë konstatuar se një shtetas me sëpatë ka shkatërruar ambientet e brendshme të tre bizneseve private, të cilët ndodhen ngjitur me njëri- tjetrin.
Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen a autorit, shtetasin F.Sh. 34 vjeç, banues në Tiranë.
Veprimet procedurale nga ana e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale" Shkatërrimi i pronës" parashikuar në nenin 154 të Kodit Penal.
Ju informojmë se njoftimi në lidhje me ngjarjen e mësipërme është raportuar nga Policia e Tiranës si edhe në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në internet.