TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria i është drejtuar NATO-s me një listë kërkesash si ndihmë pas përmbytjeve dhe pasojave që ato sollën në vend, në familje, biznese dhe zona të tërë të përfshira nga uji.
Në faqen e vet, NATO ka bërë publik edhe dokumentin me gjithë listën e ndihmave që i është kërkuar nga vendi ynë.
Në të bëhet edhe një pasqyrë e dëmeve të shkaktuara, si një bilanc paraprak i përmbytjeve.
Në të theksohet se janë përmbytur mbi 15 mijë hektarë, janë dëmtuar 4715 godina, 41 biznese, 127 akse rrugore, 177 shkolla, 78 ura, 30 stacione ujësjellësi, 11 diga, 26 stacione elektrike, 29 rita dhe një stacioni pompimi uji.
Këkesat për ndihmë janë ndarë në pjesën e emergjencave, ku përfshihen 78 Ura Bailey me kapacitet 20 ton minimumi, pajisje shpëtimi, gjeneratorë, veshje anti-ujë, tenda, çadra me ngrohje, ushqim i konservuar, ushqim fëmijësh, pelena, fruta të thata, ushqim për kafshët, etj.
