AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 14:13

Aksident i frikshëm, përmbyset makina me tre djem të rinj brenda

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në Maqellarë të Dibrës ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas raportuesve nga vendngjarja, të cilët kanë dërguar edhe disa foto në “Joq”, thuhet se mjetin po e drejtonte një djalë i mitur, ndërsa bashkë me të po udhëtonin edhe dy bashkëmoshatarë të tij, të cilët janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Peshkopisë.

Makina ka qenë e babait të djalit që e drejtonte, ndërsa mësohet se fëmijët janë larguar nga ora e mësimit për të marrë automjetit.