AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 14:18

Presidenti  Ilir Meta dekoron Visho Ajazin për luftën kundër drogës

Presidenti  Ilir Meta dekoron Visho Ajazin për luftën kundër

Mësohet se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar ish-shefin e dorëhequr Visho Ajazi, për kontributin që ka dhënë SHISH nën drejtimin e tij në luftën kundër drogës.

Syri.net shkruan se ky dekorim përveç vlerësimit tregon edhe një herë që dorëheqja e Ajazit vjen si presion i kryeministrit Rama ndaj tij për raportet që ka bërë Ajazi mbi trafikun e drogës dhe implikimin e Saimir Tahirit në këtë trafik.

Tashmë me këtë dekorim i hapet rruga edhe dekretimit të Visho Ajazit si ambasador në NATO.

Dekorimi i Ajazit nga Presidenti Ilir Meta për luftën e tij ndaj drogës, ndoshta i vetëm me qeverinë dhe një pjesë të ambasadorëve përballë, duket të jetë edhe një mesazh i Presidentit për heshtjen e organit të akuzës, heshtjen e ambasadorëve të huaj dhe përfshirjen e qeverisë se Edi Ramës në këtë trafik.