AKTUALITET, 8 Tetor 2017, 10:11

Uragani "Nate" përplaset në SHBA

Uragani "Nate" përplaset në SHBA
Uragani "Nate", është përplasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stuhia me shpejtësi 85 milje në orë, zbriti fillimisht në lumin Mississipi, në Luiziana. Stuhia ka përfshirë Luizianën, Misisipin,Alabamën dhe disa pjesë të Floridës. Ky uragan ishte vdekjeprurës në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras, ku humbën jetën 25 persona. Edhe pse nuk ka fuqinë e uraganeve Maria dhe Irma, zyrtarët në SHBA kanë paralajmëruar se Nate është një stuhi që lëviz shumë shpejt, dhe mund të sjellë përmbytje të shumta. Presidenti Trump, deklaroi gjendjen e emergjencës në Luiziana, në mënyrë që ky shtet të ketë mundësi të aplikojë për fonde emergjence.

BURIMI: BBC / TPZ.AL