AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 19:30

Tenton të arratiset ish-kandidati për deputet i dyshuar për vrasje

Tenton të arratiset ish-kandidati për deputet i dyshuar për

Ish kandidati për deputet i lëvizjes Vetëvendosja, Sadri Rambaja, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e përfaqësuesve të lartë në Kosovë, ka tentuar të arratiset në Shqipëri.

Burime për lajmi.net, bëjnë me dije se Rambaja, është kapur nga policia kufitare shqiptare, e cila ka kërkuar ndihmë prej autoriteteve kosovare për të verifikuar identitetin e tij.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se Ramabaja ka tentuar të hip në tragetin Durrës-Itali me dokumentin e falsifikuar “leje qëndrimi franceze”.

Lajmi.net merr vesh se Ramabaja ka tentuar të kalojë nga Durrësi në Itali me leje qëndrim të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mikut të tij, Xhevat Bislimi, i cili po ashtu ishte kandidat për deputet nga Vetëvendosje.

 Lajmi.net