TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fjalës së tij dje në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në 100 ditët e para do të bëjë një pastrim të thellë të administratës dhe do të përcaktojë fizionominë e qeverisjes. Pas shkrirjes së disa ministrive, kryeministri ka paralajmëruar shkrirjen edhe të shumë drejtorive, ose përfshirjen e tyre në drejtori të tjera, për të reduktuar numrin e punonjësve të administratës.
Kështu, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit nuk figuron më nën Ministrinë e Mbrojtjes, por është përfshirë te Emergjencat Civile. Gjithashtu, nuk figuron më në varësi të asnjë dikasteri, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, e cila ka qenën nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Edhe Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, është bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik, në varësi të kryeministrisë, efekt kky i prodhuar nga shkrirja e Ministrisë së Inovacionit. Gjithashtu, nuk do të funksionojnë më katër drejtoritë që kanë qenë nën varësinë e Ministrisë së Integrimit, ndërsa vetë kjo e fundit, pas shkrirjes, do të funksionojë si drejtori në varësi të Ministrisë së Jashtëme.
Ajo që vihet re, është fakti se nuk ka ndodhur shkrirja apo bashkimi i disa drejtorive të tjera, të paralajmëruara nga Rama. Kështu Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve, vazhdojnë të funksionojnë si drejtori të ndara, nën varësinë e Ministrisë së Financave. Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore, nën varësinë e Ministrisë së Arsimit, do të vazhdojë të funksionojë pavarsisht parashikimit për shkrirje nga ana e kryeministrit, ndërsa të njëjtin fat do të ketë edhe Agjencia e Inventarizimit të Pronave.
Drejtoritë e tjera, për të cilat nuk është paralajmëruar shkrirja apo bashkimi me drejtori të tjera, do të vazhdojnë të funksionojnë po njësoj si më përpara.
TPZ.AL