AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 17:11

Ja viktimat e aksidentit të rëndë në Lezhë, vdesin dy vëllezër dhe gruaja e njërit prej tyre

Ja viktimat e aksidentit të rëndë në Lezhë, vdesin dy

Tragjedi e rëndë familjare për dy vëllezër nga Balldrëni i Lezhës dhe nusen e njërit prej tyre. Një masiv shkëmbor ka goditur mjetin e tyre duke shkaktuar dhe dëmtime të rënda trupore ndërkohë që u ka marrë jetën të tre personave të ndodhur në automjet.

Një aksident për shkak të rrugës së keqe ka ndodhur në Torrovicë të Lezhës. Burimet policore bëjnë të ditur se një shkëmb është shkëputur nga mali, për shkak të reshjeve të shiut. Dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se mund të ketë të vdekur. Policia konfirmon 3 të persona të zënë poshtë nga shkëmbi të cilët kanë humbur jetën.

“Në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.