AKTUALITET, 8 Tetor 2017, 08:36

Hamilton prek titullin, Vettel braktis garën

Hamilton prek titullin, Vettel braktis garën

Hamilton triumfon në Suzuka të Japonisë dhe prek titullin, kur kanë mbetur edhe katër gara, deri në përfundim të sezonit. Britaniku i Mercedes tani ka shkuar në +59 pikë nga rivali i tij, gjermani Vettel dhe diferenca duket e parikuperueshme. Bashkë me Hamilton, në podium u ngjitën edhe dy pilotët e Red Bull, Verstappen dhe Ricciardo, ndërsa Bottas e Raikonnen plotësuan pesëshen e parë.

Sebastian Vettel ka pasur një problem në makinën e tij dhe është detyruar të tërhiqet në bokse që në xhiron e pestë, duke përfunduar një tjetër garë pa pikë. Pista e Japonisë i jep goditjen e radhës pilotit të Ferrarit, në luftën për titull, pasi tani duket thuajse e pamundur t’ia rrëmbejë atë Hamiltonit.

“Patëm një problem të vogël, që na shkaktoi një më të madh dhe u detyruam të braktisim garën. Kur kanë mbetur edhe katër xhiro nga fundi, nuk do shumë njohuri në matematikë që të llogaritësh se titulli është thuajse i pamundur, por më duhet të pranoj se ky ka qenë një sezon ku na ka munguar fati në fazën më deçizive”, tha i dëshpëruar Vettel.

Gara e ardhshme do të zhvillohet më 22 tetor, në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

TPZ.AL