AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 16:44

Londër, makina përplaset me këmbësorët

Londër, makina përplaset me këmbësorët

Disa njerëz mbetën të plagosur, pasi një makinë u përplas me ta jashtë Muzeut Historik Natyror të Londrës.

Policia angleze, “Scotland Yard”, bëri të ditur se, një numër këmbësorësh u plagosën në incidentin në Rrugën e Ekspozitës në “South Kensington” pasditen e sotme.

Fotografitë dhe pamjet që u shpërndanë përmes medieve sociale treguan dëmet e rrugës si dhe një prani të madhe policore në zonën ku ndodhet muzeumi në kryeqytetin anglez.

Sipas BBC, policia është duke hetuar për të sqaruar rrethanat dhe motivet e mundshme./d.f/TPZ.AL/