TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia vazhdon të arrestojë peshq të vegjël në kuadër të punës së saj kundër krimit. Edhe pse raportet e huaja por edhe përplasjet e fundit në vend tregojnë se Shqipëria është kthyer në tranzitin e kalimit të drogave të rënda, policia kap arreston dhe shet si aksione antidrogë kapjen e shpërndarësve të vegjël të drogës. I tillë është dhe rasti i njoftimit të fundit të Policisë ku thuhet se “në bashkpunim me prokurorinë e Durrësit kanë arrestuar 38-vjeçarin nga Durrësi, Hektor Psatha, i cili shfrytëzonte femrat për prostitucion dhe furnizonte me kokainë, lokalet në plazhet e Durrësit. Arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore prej 6 muajsh”. Pra Policia thotë në njoftimin e saj se 6 muaj hetime janë dashur për të kapur një shpërndarës droge, po për peshqit e mëdhenj sa kohë duhet?!
Policia njoftoi se "gjatë veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimit të Organizuar, është dokumentuar se Psatha shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një automjet tip Toyota Yaris dhe 2 telefona celularë.
Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje rreth ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".