TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin 39 vjeçar Neritan Pipa, banues në qytetin e Shkodrës, me akuzën për përndjekje ndaj ish të dashurës së tij. Pipa ka mbajtur pa dëshirë në një banesë te Kodra e Diellit në Tiranë, për më tepër se tre orë ish të dashurën e tij, 27 vjeçaren M.T., ndaj të cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike. 39 vjeçari rezulton person i dënuar më parë në shtetin italian, për veprën penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, në ngarkim Neritan Pipës, i cili do të hetohet për akuzën e Përndjekjes dhe Trafikimit të Personave të Rritur, parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2, të Kodit Penal.
TPZ.AL