AKTUALITET, 8 Tetor 2017, 09:10

Tiranë, autobusi përplas për vdekje këmbësoren

Tiranë, autobusi përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, te Ura e Institutit, në Tiranë. Autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, me drejtues shtetasin B.Ç., ka përplasur për vdekje një shtetase femër, të moshuar, identifikimi i të cilës nuk është bërë ende.

Në vendin ku ndodhi aksidenti, kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është ndaluar edhe drejtuesi i autobusit.

TPZ.AL